Fshehu pasurinë/ Shpallet fajtor gjyqtari i KPA. Gjykata e dënon me 1 vit burg

AKTUALITET


Gjyqtari i Kolegjit të Posacëm të Apelimit Ardjan Hajdari është  shpallur fajtor për fshehje e pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg. Gjykata i pezulloi dënimin  me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) Ardian Hajdari u akuzua nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.


Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që gjykohet penalisht pas Luan Dacit.




Skip to toolbar