Fundjava nis me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës shfrytëzojnë kushtet e motit

AKTUALITET


Moti i mirë ka nxitur qytetarët e Kosoves të udhëtojnë drejt bregdetit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Në kufi është operuar me procedurën e kalimit pa kontrolle për të shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme.


Këtë fundjavë në Morinë kanë kaluar më shumë se 6900 qytetarë me rreth 4000 automjete.

Qytetarët e Kosovës, mendojnë se Shqipëria ka ndryshuar vit pas viti për mirë, por çmimet për ta mbeten të larta.




Skip to toolbar