Furgoni përplaset me makinën në Elbasan, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, ku 2 persona humbën jetën ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur. Në aksident janë përfshirë dy automjete: një makinë tip Benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Ky i fundit, së bashku me disa pasagjerë, është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga makina, pasi dyert e saj janë bllokuar për shkak të dëmtimeve të mëdha nga përplasja.

Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.



Skip to toolbar