Furnizimi me energji elektrike gjatë sezonit turistik/ Balluku kërkon vigjilencë të shtuar: Koordinimi në terren ka qenë i mirë

Më të fundit


TIRANË- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka prezantuar planin e masave sa i takon furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit veror. Në këtë prezantim është e pranishme Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ajo u shpreh se e gjithë vëmendja është tek sektori i turizmit, jo vetëm në bregdet, por në të gjithë territorin e vendit. Balluku theksoi se koordinimi i të gjithë aktorëve në terren ka qenë i mirë.


Sipas saj, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë shumë të pakta, kjo e ndikuar dhe nga avaritë e mundshme, “Koordinimi ka qenë i mirë deri në këtë moment. Koordinimi në terren ka qenë i mirë. Ndërprerjet janë më të shkurtra”, tha ajo.




Skip to toolbar