Fushata zgjedhore/ Raporti i OSBE-ODIHR: Polarizim i thellë, dominojnë dy partitë kryesore

AKTUALITET


OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e parë lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ndërsa në të përfshihet periudha nga 1 në 20 prill.Raporti thekson se zgjedhjet konsiderohen si një moment kyç për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.OSBE/ODIHR theksojnë se mjedisi politik karakterizohet nga një shkallë e lartë polarizimi dhe mosbesimi mes dy partive kryesore”.

“Klima politike karakterizohet nga polarizim i thellë, përçarje brenda partive, raste të vazhdueshme korrupsioni të profilit të lartë dhe shqetësime në rritje mbi qeverisjen demokratike dhe lirinë e shprehjes.

Në të njëjtën kohë, progresi në negociatat per në BE dhe zbatimi i parë i votimit jashtë vendit kanë qenë temat kryesore në diskursin publik.Peizazhi politik mbetet i dominuar nga dy partitë kryesore:

Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Edi Rama, e cila ka fituar tre zgjedhje parlamentare radhazi që nga viti 2013, dhe Partia Demokratike (PD) e opozitës, e udhëhequr aktualisht nga ish-kryeministri Sali Berisha.

2 Megjithatë, PD ka përjetuar konflikte të brendshme të rëndësishme që kanë rezultuar në krijimin e një partie të re të ndarë, Demokratët Euroatlantikë.”, thuhet ndër të tjera në raport./abcnews.al



Skip to toolbar