Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, publikohet lista e kandidatëve

AKTUALITET


Ministria e Brendshme ka publikuar emrat e kandidatëve që konkurrojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje, sipas rendit alfabetik janë:

  1. Adriatik Tafçiu
  2. Altin Mena
  3. Ardian Çipa
  4. Gentjan Shehaj
  5. Hajrulla Xhivini
  6. Ibrahim Disha
  7. Idajet Faskaj
  8. Ilir Proda
  9. Lutfi Minxhozi
  10. Neritan Nallbati
  11. Pëllumb Seferi
  12. Rebani Jaupi
  13. Sami Rasha
  14. Shemsi Prençi
  15. Skënder Hita

Kandidatët do të shqyrtohen nga një Komision i Posaçëm, i cili do të kryejë brenda 10 ditëve vlerësimin paraprak me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Më pas, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe organizon një seancë dëgjimore me ta.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë ministrit të Brendshëm renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

Kujtojmë që në krye të policisë së shtetit është komanduar përkohësisht Sokol Bizhga pas dorëheqjes që dha Muhamet Rrumbullaku.



Skip to toolbar