Gara për qarkun e Korçës, Peleshi prezanton listën e kandidatëve për deputetë

AKTUALITET


Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila nisi në orën 18:00, ka përfunduar dhe tashmë janë bërë publike listat e kandidaturave të deputetëve sipas qarqeve të vendit.

Në listat e deputetëve të PS për qarkun e Korcës do të jenë 10 mandate deputeti, ku drejtuesi Nikon Peleshi bëri me dije emrat e përfaqësuesve të listës.

Kandidatë në listë e mbyllur janë:

Niko Peleshi

Romina Kuko

Genti Lakollari

Ndërsa kandidatët në rradhët e Partisë Socialiste në listat e hapura janë:

Alfons Olldashi- platforma ‘Deputeti që Duam’

Arjan Jaupllari

Besa Spaho- nënkryetare e Bashkisë së Korcës

Bledi Çomo- jurist, avokat, ish- nënkryetar bashkie

Eni Zake- deputete e qarkut Korcë

Ledjon Rustemi

Gëzim Gora- përfaqësues i Bashkisë së Devollit

Ilirjan Pentaviri

Vasil Sterjovski

Vijola Rroka

Niko Peleshi bëri me dije se PS synon 7 deputetë përmes skuadrës së prezantuar për zgjedhjet e 11 majit. / abcnews.al



Skip to toolbar