Nje gjykate apeli ne SHBA bllokoi vendimin qe hiqte kontrollin e Gardes Kombetare nga presidenti Amerikan Donald Trump. Gjykata e apelit e qarkut te 9 ne SHBA vendosi te marten e dates 17 qershor per te zhvilluar seancen degjimore, ku do te vendoset nese vendosja e gardes ne rruget e Los Angeles i takon presidentit amerikan apo shtetit te Kalifornise.
Ku vendim u dha vetem disa ore pasi nje gjykate federale zhveshi Donald Trump nga kontrolli i gardes duke ia dhene kete te drejte guvernatorit te Kalifornise Gavin Newsom. Vendimi do te hynte ne fuqi mesditen e se premtes, duke ctensionuar protestat aktuale ne Los Angeles.
Zakonisht autoriteti për të thirrur Gardën Kombëtare u takon guvernatorëve, por ka rrethana të kufizuara në të cilat presidenti mund t’i vendosë këto trupa. Trump i federalizoi anëtarët e Gardës Kombëtare të Kalifornisë sipas një autoriteti të njohur si Titulli 10.
Titulli 10 i lejon presidentit të thërrasë Gardën Kombëtare në shërbim federal në rrethana të caktuara të kufizuara, të tilla si kur vendi “është i pushtuar”, kur “ka një rebelim ose rrezik për një rebelim kundër autoritetit të Qeverisë” ose kur presidenti nuk është në gjendje “të zbatojë ligjet e Shteteve të Bashkuara”.
Gjykata federale shprehu se vendosja e Gardes ne Los Angeles, ku po zhvillohen protestat kunder debimit te emigranteve, eshte e paligjshme dhe shkel amendamentin e dhjete te kushtetutes amerikane. Urdheri do te zbatohej vetem per Garden Kombetare dhe jo per Marinsat, te cilet ende nuk jane vendosur ne rruge.
Rreth 700 marinsa po trajnohen për trazira civile në Stacionin e Armëve Detare Seal Beach në Orange County, Kaliforni.
Gavin Newsom deklaroi se vendimi fillestar ishte nje prove e suksesshme e demokracise. Shtepia e Bardhe e kishte quajtur urdherin te paprecedente dhe te rrezikshem.
Pas apelimit te Shtepise se Bardhe, pritet vendimi i dites se marte, nderkohe qe Protestat kundër debimit te emigranteve jane intensifikuaar pasi Trump thirri Gardën dhe që atëherë janë përhapur në qytete të tjera, përfshirë Bostonin, Çikagon dhe Seattle-in.