Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencës së gjashtë ndërqeritare me Bashkimin Europian brenda muajit qershor.
Komisioni për Cështjet Europiane diskutoi këtë të martë projekt pozicionin negociues për grupkapitullin “Agjenda e Gjelbërt dhe Lidhja e Qëndrueshme.”
Përshkak të konfidencialitetit, mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura por, kryetarja Jorida Tabaku i shfrytëzoi minutat për të folur për standartet e zgjedhjeve, edhe pse ndryshe nga kryetari i saj, që flet kunder integrimit në Bruksel, Tabaku foli për votë pro të ligjeve që kanë të bëjne me anëtarësimin.
“PD e ka shprehur qe do jete pjese e integrimit dhe do miratoi ligje qe kane te bejne me integrimin dhe kete e kemi treguar me fakte. Por kjo nuk do te thote qe ngritja e shqetesimeve qofte per drejtesine qofte per zgjedhjet qofte per standartet e shkelura neve te na beje qe te veprojme symbyllazi edhe ta shofim ate si nje proces te mbyll se ai nk eshte i tille”
Por deputetja socialiste, Mimi Kodheli, tha se kjo tryeze duhet të shfrytëzohet për të cuar përpara procesin dhe jo për politikë të ditës.
Ndërsa deputeti, Kreshnik Collaku, bëri thirrje për dialog politik.
Grupkapitulli i “Agjenda e Gjelbërt dhe Lidhja e Qëndrueshme.”përfshin politikën e transportit, sektorin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit,, rrjetet transeuropiane dhe nderlidhjen infrastrukturore te Shqiperise me vendete BE, si pjese e rendesishme e korridoreve europiane.