Gazetari gjerman kritikon VV për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri

Më të fundit


Markus Martens, gazetar i gazetës së famshme gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e ka publikuar një artikull me titullin “Ëndrra për Shqipërinë e Madhe”.

Në artikull ai u shpreh i habitur me pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.


“Kryeministri i Kosovës Kurti është në zgjedhje në Shqipërinë fqinje. Një degë e partisë së tij po lufton për votat dhe ëndërron për një bashkim të të dy shteteve”.

Tutje Martens në artikull shkruan se Kurti nuk erdhi në pushtet me retorikën për “Shqipërinë e Madhe”, por për të bërë reforma në Kosovë.

“Vetëvendosje, partia e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nuk u zgjodh për retorikën e tij të Shqipërisë së Madhe. Premtimi për ta reformuar Kosovën ishte thelbësor. Por Vetëvendosje garon për votat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipërinë fqinje”.

Gazetari i FAZ-it tregoi se kishte zhvilluar një intervistë me kandidatin e kësaj partie për deputet në Shqipëri Boiken Abazi, por që në pyetjet lidhur me “Shqipërinë e Madhe”, ishte shmangur nga përgjigja.

“Unë e pyeta Z. Abazi vetëm një herë për “Shqipërinë e Madhe”, pasi i gjeta çështje të tjera shumë më të rëndësishme. Por ai vazhdonte t’i kthehej çështjes, duke thënë se politika nuk ka të bëjë vetëm me qeverisjen e mirë, pasi njerëzit gjithashtu kanë nevojë për rrëfime”.

Markus Martens, mori si shembull hipotetik kandidimin e kancelarit austriak Sebastian Kurz, me partinë e tij në zgjedhjet në Gjermani, do të kishte reagime nga Berlini zyrtar.

“Nëse Sebastian Kurz do të merrte pjesë në zgjedhjet e Gjermanisë me partinë e tij, Berlini sigurisht do të irritohej. Ndërsa një veprim i tillë është jashtë diskutimit midis Austrisë dhe Gjermanisë (në ditët e sotme), diçka e ngjashme po ndodh aktualisht në Evropën Juglindore”.




Skip to toolbar