Gazmend Bardhi: Koalicioni opozitar merr më shumë se 71 mandate, nuk kandidojmë asnjë person me sfond kriminal

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se koalicioni opozitar merr në zgjedhje më shumë se 71 mandate.

Bardhi thekson se PD nuk ka në koalicion asnjë parti familjare, duke shtuar se po ashtu opozita e bashkuar nuk kandidon njerëz me sfond kriminal.


“Jemi në koalicion me LSI-në. Koalicioni opozitar merr më shumë se 71 mandate. Ligji i dekriminalizimit ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe është rrëzuar padia e Elvis Rroshit. Kemi qenë dhe jemi të vendosur që në listat e PD-së të mos ketë kriminelë. Jemi vetëm 13 parti nënshkruese të koalicioni.

Partia Kristian Demokrate drejtohet nga zoti Dhimitër Kruslia, ka qenë drejtuar nga Mark Frroku, ne kemi akuzuar kryetarin e partisë me emër dhe mbiemër dhe zotëria u largua nga Kuvendi për të shkuarën kriminale. Sot ka kryesi të re dhe personat nuk kanë persona që të jenë problematikë në raport me ligjet. Rama doli kundër SHBA-ve, duke thënë se nuk më mëson ambasadorja se çfarë bëj me partinë time”, u shpreh Bardhi.




Skip to toolbar