Gjekmarkaj: Basha, një alternativë ndryshe në 30 vite demokraci

Më të fundit


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj  është shprehur se nëse Basha vazhdon në këtë betejë me forcë, duke qenë transparent, reflektues për t’u ndarë nga e kaluara për të sjellur teza moderne, do të jetë njeriu më i mbështetur nga demokratët në pak muaj.

I ftuar në “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se ka qenë një nga njerëzit më kritikë të Bashës dhe fakti që ai tani mendon se duhet të jetë njeri i afërt me të tregon reflektim.


A mundet Basha të fitojë mbi Berishën në PD?

“Nëse Basha vazhdon në këtë betejë me forcë, duke qenë transparent, reflektues për t’u ndarë nga e kaluara për të sjellur teza moderne jam i sigurtë që Basha do të jetë njeriu më i mbështetur nga demokratët në pak muaj. Në pak ditë në disa rrethe kryesore të vendit po shoh një masivitet në bashkëbisedimin e tij. Isha në Durrës vetë, në Kurbin shtresa të shoqërisë që kishin vitë te larguara po ktheheshin. Me gjasë këto janë kreditë e besimit që po i japin Bashës. Kam besim se elektorati shqiptar edhe të lodhur në mandatin e tretë do ta kuptojnë se Basha është një alternativë ndryshe nga jo çfarë kanë parë në 30 vite demokraci.

Sa besim duhet të kenë shqiptarët që Basha do i qëndrojë këtij lidershipi?

“Janë të rëndësishme fjalët, por rëndësi kanë faktet dhe vendosshmëria që Basha ka treguar në një zgjedhje të jesh pro apo kundër SHBA-ve. Ky është fillimi. Duhet të gjykohet për sensin e tij për të thithur kritikat. Kam qenë një nga njerëzit më kritikë të Bashës. Fakti që ai tani mendon se duhet të jem njeri i afërt me të tregon reflektim.