Gjekmarkaj reagon për sherrin në PD: Pse vraponi për të vdekur o të mjerë!

Më të fundit


Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpërsisht pas polemikave që kanë shpërthyer në PD, për të kontrolluar grupin parlamentar.

Në një postim të tij, Gjekmarkaj, përdor një citim nga Iliada për t’ju dërguar mesazh kolegëve të tij: Pse vraponi për të vdekur o të mjerë!.


Statusi i Gjekmarkaj

Prej muajsh nuk kuptoj me asgje! Njerzore është të mos kuptosh. Me mungojnë të gjitha instrumentat rracional të perkufizimit per kete mot politik. Kam marrë një vendim te brendshem qe mbase duhet ta formalizoj edhe se jashtmi që të  shpjegoj vetem veprimet e mia dhe jo te te tjerve  me fjale ose me heshtje. Prej kohesh irracionalja , egoja , intrigat, egersia vershojnë nga të gjitha anet.Sadoma dhe Gomorra  me shfaqen para syve në të gjithë lugubritetin e vet. Tek Iliada lapidar eshte nje varg ” pse vraponi per të vdekur o të mjerë?”. Secili duhet ta lexoje , vlen per te gjithe ata qe duan jeten. Perfitoj nga kjo mundesi te ftoj te gjithe koleget gazetare mos te me bejne pyetje e ftesa per disa muaj.




Skip to toolbar