Gjekmarkaj takohet me zëdhënësin e CDU, në fokus zhvillimet në PD dhe rruga drejt BE-së

BOTA


Agron Gjekmarkaj është takuar me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Gunther Krichbaum.

Gjekmarkaj shprehet se është ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës, drejt hapave negociues me BE.


“Takim i gjatë dhe i përzemërt me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Zëdhënësin e CDUsë, z. Gunther Krichbaum.


Ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës sonë drejt hapave negociues me BE.


Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reformen në drejtësi, zhvillimin ekonomik e tema të tjera të dinamikave shqiptare.


Pikë kyçe në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjeseve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur”, shkruan Gjekmarkaj. 




Skip to toolbar