Gjenden trupat e 50 palestinezëve në një varr masiv në Khan Younis

BOTA


Shërbimet e urgjencës në Gaza kanë gjetur trupat e 50 palestinezëve në një varr masiv në Khan Younis, dy javë pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona.

“Sot, ekipet tona në provincën Khan Younis zbuluan trupat e 50 martirëve nga grupmosha të ndryshme, të cilët u varrosën nga forcat pushtuese në spitalin Nasser”, thuhet në një deklaratë.


Në deklaratë theksohet se ka ende trupa në varreza masive dhe nën rrënoja, duke shtuar se ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë ende përpjekjet e shtëpimit dhe kërkimit.

Ushtria izraelite njoftoi tërheqjen e saj nga Khan Younis më 7 prill pas katër muajsh të një operacioni tokësor që synonte të merrte pengjet izraelite të mbajtur nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi.

Operacioni izraelit la dëme të shumta në rrugë, shtëpi dhe infrastrukturë. Një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë ishin midis palestinezëve të vrarë në një valë sulmesh në Rafah.

Forcat izraelite vranë 14 persona gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Noor Shams në Bregun Perëndimor./abcnews.al




Skip to toolbar