Gjenden trupat e pajetë të tre pengjeve të marra nga Hamasi

BOTA


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë gjetur trupat e tre pengjeve në një tunel në Rripin e Gazës. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari në një konferencë shtypi në Tel Aviv të premten.

Sipas tij, trupat janë identifikuar si Itzhak Gelerenter, Amit Buskila dhe Shani Louk dhe familjet janë informuar.


Hagari tha se trupat u zbuluan në një operacion gjatë natës të kryer nga ushtria dhe Shin Bet.

Ai shtoi se pengjet u vranë në festivalin e muzikës Nova më 7 tetor dhe trupat e tyre u dërguan më pas në Gaza./abcnews.al




Skip to toolbar