Gjendet i pajetë në banesë Coolio i hitit “Gangsta’s Paradise” 

BOTA


Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik Gangsta’s Paradise, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Menaxheri i tij Jarez Posey tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa pajetë në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.


Coolio filloi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi vendin e tij në historinë e hip hopit kur regjistroi Gangsta’s Paradise në 1995.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij të mërkurën nuk është zbuluar ende.

Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta’s Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer. Ai ka performuar në Tiranë në vitet 2003 dhe 2011 si dhe në Kosovë ku në vitin 1999 bashkë me këngëtaren Mariah Carey, mbajtën një koncert për trupat paqeruajtëse amerikane atje.




Skip to toolbar