Ish-bateristi i My Chemical Romance, Bob Bryar, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Tenesi, në moshën 44-vjeçare, vetëm dy ditë para Ditës së Falënderimeve. Për momentin, shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur, shkruan TMZ. Sipas raportit, trupi i tij ishte “dekompozuar rëndë” kur u zbulua.
Autoritetet nuk dyshojnë për “veprimtari kriminale” pasi të gjitha “armët dhe pajisjet muzikore të tij në shtëpi kanë mbetur të paprekura”.
Bryar u pa i gjallë për herë të fundit më 4 nëntor. Karriera e tij në My Chemical Romance Si bateristi më jetëgjatë dhe i fundit zyrtar i My Chemical Romance nga 2004 deri në 2010, largimi i Bryar u la në hije nga thashethemet për tensione me shokët e tij të grupit, Frank Iero, Mikey Way, Gerard Way dhe Ray Toro.
Edhe pse anëtarët e grupit nuk diskutuan detajet, burime të shumta konfirmuan se kishte një mosmarrëveshje, sipas MTV. Bryar zëvendësoi ish bateristin Matt Pelissier pas publikimit të albumit të dytë të grupit Three Cheers for Sweet Revenge (2004).
Ai vazhdoi të luante dhe të regjistronte muzikë me grupin në të gjitha publikimet e tyre të mëvonshme deri në largimin e tij. Më 3 mars 2010, kitaristi Lero zbuloi se Bryar ishte larguar nga grupi./abcnews.al