Gjendja e avokatit/ Shefi i Urgjencës së Traumës: Parametrat stabël, orët në vijim vendimtare

AKTUALITET


Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka folur për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesit. Ai ka treguar se parametrat janë stabël dhe pse dëmtimi ishte shumë i madh, edhe orët në vijim janë vendimtare.

Sipas mjekut, nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por Mëngjesi do të vijojë të jetë në monitorim.


“Gjendja është pothuajse është stabël, megjithatë duhet ta themi që është një dëmtim i madh dhe orët në vijim janë vendimtare. Është konstatuar që është një ulje të edemës. Në këto kushte nuk duhet të kryhet operimi, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale”, tha ndër të tjera Bushi.

Kujtojmë që avokati u dhunua nga katër persona, pasi la djalin e tij në kopsht. Një nga personat 32-vjeçari Dorian Aliaj është vetëdorëzuar dhe ka thënë se ai vete nuk e ka qëlluar me sende të forta por vetëm me grusht. Sipas tij nuk kanë pasur qellim t’i shkaktojnë dëmtime serioze avokatit.




Skip to toolbar