Gjenocidi kundër çamëve, Idrizi në varrezat e Kllogjerit: Grekët e bënë Napoleon Zervën hero, ndërsa Belerin eurodeputet

AKTUALITET


Këtë të shtunë u përkujtua 80-vjetori i gjenocidit kundër çamëve, në varrezat e Kllogjerit në Konispol.

Në një aktivitet të zhvilluar, kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u shpreh se një kriminel si Napoleon Zerva, është bërë hero nga grekët, ndërsa një të dënuar, si Fredi Beleri, ata e bënë eurodeputet.

Sipas Idrizit, Beleri nuk është përfaqësues i denjë për qytetarët grekë evropianë. Idrizi shtoi se Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë.

“Është e çuditshme sesi kriminelë si Napoleon Zerva, i bëjnë heronj dhe i ngrejnë buste, kurse njeriu me tre emra, me tre dënime me burg, e kam fjalën për Fredi Belerin, e bëjnë eurodeputet të BE. Unë nuk mendoj se njeriu me tre emra dhe me tre dënime do të meritonte të ishte përfaqësuesi i qytetarëve grekë evropianë. Ata kanë përfaqësues më të mirë e dinjitoz. Por edhe trajnimi për hidraulik nuk i ka shkuar kot. Me Greqinë duhet të kemi marrëdhënie të mira. Ne sot jemi në Bashkinë e Konispolit. Ne do vazhdojmë të jemi aktivë gjatë gjithë vitit. Do shihemi në Parlamentin e Shqipërisë, akte të rëndësishme do të merren nga deputetët e PDIU”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar