Gjiknuri: Nuk e ndalim dot procedurën e Kuvendit

AKTUALITET


Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik ka zbardhur një pjesë të debatit në mbledhjen e sotme tre palëshe.

Gjiknuri tha se ka propozuar diskutimin e listave të hapura por opozita nuk ka pranuar.


“Unë propozova që në vazhdën e takimeve që kishim zhvilluar dy ditë më parë, të vijonim diskutimin për ndryshimet kushtetuese për listat e hapura. Opozita nuk kërkon që të trajtohet kjo çështje në Këshill, edhe pse thirrja jonë dhe e presidentit ka qenë që të dialogohet dhe kjo çështje. Ne kërkuam dialog dhe vazhduam dhe sot ta prekim. Ne kemi mundësi që të vijojmë diskutim deri në 30 korrik. Kuvendi ka filluar një procedurë për ndryshime kushtetuese që nuk e ndalojmë dot. Nuk pati dakordësi. PD nuk kërkon që të vazhdohet më në këtë drejtim. Ne menduam që edhe në përgjigje të thirrje së partnerëve, por dhe të vullnetit dhe mirëbesimit që duhet të vijojnë palët, Këshilli Politik mund të ishte një forum për të vazhduar këtë diskutim. Kjo është zgjidhje politike”, deklaroi Gjiknuri.

Ai tha se mbetet pjesa e fundit, Kodi Zgjedhor që do mundësojë implementimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

“Ne ishim të gatshëm të vazhdonim diskutimin lidhur me amendimet kushtetuese sot opozita nuk e shfaqi këtë”, tha Gjiknuri.




Skip to toolbar