Gjikondi: Zgjedhja më e spikatur e Ramës janë femrat në politikë. Çupi: Kryeministri nuk shkon kuturu, di se ku do të jetë gjithmonë

Më të fundit


Analistja Brizida Gjikondi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se zgjedhja më e spikatur e kryeministrit Edi Rama janë femrat në politikë, pasi bashkëpunimi me to ka rezultuar më mirë se me burrat.

“Fjalën që mbajti Rama dje do të ndryshoj gjysmën e asamblesë, më shumë se gjysmën për deputetët, dha sinjale të qarta, sepse Rama ka një intuitë të lindur ose të kultivuar, që e kupton shumë mirë që opozita e vërtetë në Shqipëri është SPAK, jo PD. Kjo e bën që Rama t’i shikojë të gjitha fuqitë ose votat që do të marrë te personalitete që do të zgjedhë, nuk i sheh dot te bota e krimit apo te personat që ai ka dhe janë të vetëdijshëm si janë. Unë deri tani mendoj që zgjedhja më e spikatur e Ramës janë te femrat, se i kanë rezultuar në një nivel më të lartë se burrat, që i ka pak a shumë me dritëhije. Mendoj që deri tani Ramës i ka dalë më mirë bashkëpunimi me gratë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, analisti Frrok Çupi ka thënë se Rama nuk shkon asnjëherë kuturu, por di se ku do të jetë pas disa vitesh dhe këtë e tregojnë zgjedhjet e tij.

“Unë Ramën e shikoj si një njëri që e di se ku do të jetë pas disa ditësh. Nuk shkon kuturu. Rama është një punëtor i madh dhe një njëri e arrin suksesin që do.

Emocionet këtu nuk kanë lidhje me shpërqendrimin që do të thotë është një parti e një lloji tjetër. Madje, duke e parë dhe se ç’po ndodh në Europë e shikoj dhe unike mes partive të majta dhe të djathta të Europës. Por ajo që ka ndodhur me PS nën qeverisjen e Ramës, ky është rreziku më i madh… marrim shembull fqinjët tanë në Greqi, që të gjithë e ngritën kombin sikur të ishin platonë, por po filozofë grekë thonë se kush do i zbres ata nga pema. Do të thotë që po e vure partinë në pemë, ky është rreziku më i madh. Edi Rama e ka vendosur PS në një makinë, e cila nuk ecën dot po të jetë e korruptuar, do të thotë që po të ketë korrupsion, ai nuk qeveris dot, ndërsa qeverisja e kaluar nuk qeveriste dot pa korrupsion”, deklaroi ai./abcnews.al



Skip to toolbar