GJKKO e liroi, SPAK kërkon rikthimin në qeli të Alqi Bllakos

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon rikthimin në qeli të ish-deputetit Alqi Bllako, për të cilin Gjykata e Posaçme ndryshoi masën në arrest shtëpie muajin e kaluar.

Apeli i GJKKO do të vendosë më 9 nëntor nëse ish deputeti do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli. Kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe më pas do të shpallet data e trupi gjykues që do të marrë vendimin.


Si ish zyrtar qe përfaqësonte nivelin më të lartë të  nëpunësit civil në Ministrinë e Mjedisit, Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi SPAK këmbëngul se ai jo vetëm u implikua gjatë procedurave për inceneratorin e Fierit, por dhe firmosi shkresa që tjetërsuan truallin në të cilin do ndërtohej inceneratiori.

Gjithashtu i ati u punësua si drejtor i këtij kantieri që SPAK e konsideron një formë korrupsioni të sofistikuar.

Gjatë seancës së fundit gjyqësore të mbajtur në maj të këtij viti, ai këmbënguli  për pafajësi, mos kompetencë për të firmosur shkresa dhe se nuk kishte asnjë mundësi ndikimi për vendimmarrjen për inceneratorin,  pasi në atë kohë Bllako tha se ka qenë i punësuar në Presidencë.

Ish-deputeti Bllako është vendosur njëherazi dhe nën hetim pasuror ashtu sikurse ish eprori i tij Lefter Koka, që pret në paraburgim mbylljen e hetimeve, megjithëse ka dorëzuar disa shkresa për të lënë qelinë.




Skip to toolbar