GJKKO lë në burg gjyqtaren Enkeleida Hoxha

AKTUALITET



Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren e kësaj gjykate, Manuela Mallakuçi, dhe të gjithë personat e tjerë të arrestuar për veprën penale të korrupsionit në Gjykatën e Krujës.

Gjyqtarja dhe zyrtarët e tjerë, të përfshirë në skemën e korrupsionit, janë lënë në arrest me burg.


Nga hetimet e SPAK rezulton se gjyqtarja dhe personat e tjerë dyshohet se merrnin para në këmbim të uljes së dënimit për personat që vuanin dënimin në Burgun e Krujës. Pas vendimit të GJKKO, gjyqtarja Hoxha, avokati Tabaku dhe zyrtarët e tjerë pritet të përballen me Gjykatën e Lartë.

Në seancën e sotme me dyer të mbyllura në GJKKO, Enkeleida Hoxha, përmes avokatit të saj, ka këmbëngulur për një masë më të lehtë sigurie, por argumentet e saj janë rrëzuar nga gjykata.

“Për sa ju kërkoni informacion ju komunikoj se Gjykatat e apelit ka vendosur Miratimin e vendimeve nr. 14, datë 10.02.2021 dhe nr.15, datë 13.02.2021 për personat nën hetim S.P, M.M, T.F, B.P, A.S, E.H, A.T, Sh.K, G.N, G.N, E.I.T, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar., dhe Miratimin e vendimit nr 14 datë 10.02.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të hetuarin E.P. Shfuqizimin e vendimit nr.15, datë 13.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të hetuarin E.P”, thuhet në njoftimin e GJKKO.