Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, i ftuar në emisionin “Real Story” foli për radarët dhe mënyrën se si efektivët veprojnë kur konstatojnë shkelje të rregullave.
Ai theksoi se mbikëqyrja e e kulturës së komunikacionit bëhet aktualisht me radarë mobil (të lëvizshëm).
Sipas Qatos, shumë shpejt Shqipëria do të këtë qendrën e saj të monitorimit me radarë fiks.“Ne kemi radar mobil të lëvizshëm. Tani është në përfundim projekti madhor, që po bën Autoriteti Rrugor për Qendrën e Monitorimit Kombëtar, të cilët janë radarë fiks.
Në akset rrugore ka tabela informuese që ka radarë, por radarët janë mobil, pra të lëvizshëm, kurse kur të jetë qendra e monitoritimit, sepse mat shpejtësinë mesatare, sepse janë dy tipologji radarësh, një që mat shpejtësinë ekzaktë të momentit ka dhe radar që mat shpejtësinë mesatare.
Në momentin e fillimit të punës së qendrës së monitorimit që fillon me 200 kilometra e para dhe do përfundojë deri me 800 kilometra në gjithë territorin e vendit, këto do jenë radarë fiks dhe merr kuptim ajo tabela që këtu ka radar, sepse ajo përcakton ku është radari, kurse ajo që ka Policia është mobil”, tha Qato