“Gjurmimi i pasurive nga krimi, prioritet”, Balla zbulon nismën: Zyrë për Rikuperimin e Aseteve

Më të fundit


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njofton se së shpejti do të hapet një zyrë e re për rikuperimin e aseteve që vijnë nga veprimtari të ndryshme kriminale. Në një postim në rrjete sociale, ministri thotë se prioritet është gjurmimi i këtyre pasurive dhe se nisma ligjore është në përputhje me standartet e BE-së/

“Gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaria kriminale jane prioriteti ynë, i cili se shpejti materializohet me nje nisme konkrete ligjore ne perputhje me standardet me te mira te Bashkimit Evropian: Ngritja e Zyres se Rikuperimit te Aseteve.


Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Policisë Kufitare Durrës për vendosjen para drejtësisë së 18 shtetasve, sekuestrimin e pasurive dhe shumave monetare të përfitura nga aktivitete të paligjshme. Në të gjithë vendin vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, zbardhja e vjedhjes së pronës dhe gjetje/ndalimi i shtetasve në kërkim nga drejtësia.”, shkruan Balla.




Skip to toolbar