Gjykata e Lartë lejon ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

AKTUALITET


Gjykata e Lartë ka lejuar ekstradimin drejt Turqisë të shtetasit Faruk Ozer të arrestuar për mashtrim me kriptomonedhat.

Ai u ndalua në gusht të vitit të kaluar pas një urdhër arresti të lëshuar nga autortetet turke.


Farukt Ozer u arrestua në Shqipëri më 30 gusht. Ai u gjet në një restort në Palasë, ndërsa fshihej prej kohësh në vendin tonë.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Prokuroria turke ka mbyllur  ne prill të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë. Ndaj tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetëra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme




Skip to toolbar