Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Alma Kaçit për lehtësim të masës së sigurisë

AKTUALITET


Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Alma Kaçit, gruaja që u shfaq në video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ ndaj Kaçit.


Kujtojmë se më 25 nëntor Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit, e cila filmoi kryetarin e bashkisë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e institucionit vendor.

Sipas hetimeve të SPAK, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.




Skip to toolbar