Gjykata e Tiranës lë në burg tre zyrtarët e Ministrisë së Financave

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për  3 zyrtarët e Ministrisë së Financave.

Tre zyrtarët akuzohen për “shpërdorim detyre”.  Dyshohet se këta persona kanë abuzuar me vlerën 1.2 milion eurove, për një pronë që nuk ishte në pronësi të Thanës.


Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim dhe më pas është transportuar në spital.

Masa për këtë të fundit u dha pa prezencë, por më prokurë të posaçme të tij dhe u përfaqësua nga avokatët.




Skip to toolbar