“Gjykata Kushtetuese të jetë gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, Komisioneri Varhelyi kushtëzon politikën

Më të fundit


Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi, apelon klasën politike të mbështesin pa vonesë procesin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Teksa ka mirëpritur hapjen e procedurave për dy vakancat në këtë gjykatë, Varhelyi është shprehur se ajo duhet të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.


“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, ka shkruar komisioneri Varhelyi në Twitter.




Skip to toolbar