Gjykata rikthen në burg Lulzim Berishën, avokati: Do ndjek rrugën ligjore

AKTUALITET


Gjykata e Lartë kërkon rikthimin në burg të Lulzim Berishës. Gjyqtarja Albana Bokshi anuloi sot lirimin me kusht për Lulzim Berishën. Avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë ndërsa thekson se do të ndermarrë hapa ligjorë.

Gjykata e Apelit e liroi me kusht atë me 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata  kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.


Lulzim Berisha ndodhet në arrati dhe është personi i dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut. Më 8 dhjetor 2020, Lulzim Berisha reagoi për News24 nga arratia për akuzat nga SPAK për atentatet ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt të 15 viteve më parë. Ai e mohon kategorikisht implikimin ndersa kërkoi  prova dhe fakte që e implikojnë.




Skip to toolbar