“Gjykata zgjat me 3 muaj hetimet për Alda Klosin”, avokati: Prokuroria nuk ka prova

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Klosi u arrestua për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.


Avokati i Klosit, në një komunikim për mediat është shprehur se shtyerja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor dhe se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij.

Vazhdon praktika, ‘masë e arrestit me burg, derr sa të gjenden provat kundër’. Ndërkohë duhet të jetë inversi.

Alda Klosi nuk ishte sot prezentë. Ligji procedurial lejon vetëm praninë e avokatit. Vullneti i saj është që duhej të rrëzohej kërkesa e Prokurorisë. Gjashtë muaj kanë kaluar nga urdhri i ndalimit. Ndaj saj duhet të kishte prova, por në rastin konkret nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm” tha fillimisht avokati.

Sa  i përket kërkesës së Klosit se nuk ka kush kujdeset për dy fëmijët e saj dhe nënën e verbër, avokati tha se asnjë nuk po kujdeset tani për ta. Ai shtoi se djali i Klosit ka ndërprerë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit.

Asnjë nuk po kujdeset. Klosi është e divorcuar. Ka dy fëmijë në ngarkim dhe nënën e verbër. Djali i saj ka lënë edhe shkollën, sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit. Duke para edhe këtë situatë, masa duhet të ishte ndryshuar, por jemi në kushtet kur masa qëndron e njëjtë, gjykata në kundërshtim me ligjin ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur më 3 muaj afatin e paraburgimit” shtoi avokati.




Skip to toolbar