Gjykatësi Kalaja, viktima e parë e reformës/ Gjikondi: Gjykatat janë kthyer në ‘qenie materialiste’

AKTUALITET


Kryeqyeti u trondit nga të shtëna me armë në sallën e Gjykatës së Apelit që i morën jetën gjykatësit Astrit Kalaja.

Juristja Brizida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se politika shqiptare u ka dhënë kurajo qytetarëve ndaj gjyqtarëve dhe i ka bërë të cënueshëm. Më tej, Gjikondi tha se gjykatat janë kthyer në qenie materialiste.

“Ditën e vrasjes, 3-4 orë më parë Berisha ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka duke  edenigruar. Ka dhënë kurajo politika dhe I ka bërë të cënueshëm. Këto gjëra nuk kanë ndodhur në ’97 dhe duhet të jemi egërsisht në dënim të këtij akti.

Gjykatat janë kthyer në qenie materialiste. Një miku im që njeh pronat e Vlorës më thotë gjithmonë që 80 për qind e gjyqeve bëhen mes 2 pronarëve falls.”



Skip to toolbar