Gjykim “sekret” për spiunin iranian! SPAK: Nën hetim edhe emra të tjerë që… 

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme zhvilloi në sekret të plotë seancën e parë për iranianin Bijan Pooladgrad, i akuzuar nga SPAK për aktivitet spiunazhi në Shqipëri me qëllim akte terroriste kundër muxhahedinëve që strehohen në Manzë të Durrësit.

Prokurori Vladimir Mara i kërkoi gjykatës të mbyllë dyert për mediat, teksa më herët avokati i shtetasit të huaj dhe përkthyesi i tij, kishin firmosur një deklaratë që i pengonte shpërndarjen e të dhënave që do bëheshin publike në proces.


Sipas Marës, në një procedim tjetër të lidhur janë identifikuar bashkëpunëtorët  e Pooladgrad, të cilët vijojnë të jenë në hetim si pjesë e një celule spiunazhi të gjerë dhe të shtrirë në kohë që vepron në Shqipëri.

Hetuesit ranë në gjurmët e Bijan Pooladgrad nga kallëzimi i një qytetareje e cila kishte konstatuar se i huaji që ishte qiramarrës te ajo kishte marrë kontrollin e rrjetit social të vajzës së saj dhe nëpërmjet Instagramit dërgonte informacione personave të tjerë të panjohur.

SPAK dyshon se ai është pjesë e Gardës Revolucionare dhe shërbimeve sekrete të Iranit.




Skip to toolbar