Gjyqi për Sali Berishën, paraqiten avokatet e caktuar nga shtetit

AKTUALITET


Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, do të jenë dy avokatet e shtetit për procesin Berisha. Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga dy zonja.

Ndaj Berishës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 10 të paradites.


Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.




Skip to toolbar