Gjyqtarët nuk janë më “VIP”, nga janari s’ka më pasaporta shërbimi

AKTUALITET


Pas katër ditësh gjyqtarët shqiptarë nuk do të gëzojnë më një nga privilegjet e veçanta që u jepte drejtësia e vjetër. Një vendimi i qeverisë i marrë qysh më datë 12 qershor 2019 do të hyjë në fuqi më 1 janar 2020, duke u hequr këtë trajtim të veçantë për njerëzit që bëjnë drejtësi.

Sipas vendimit të qeverisë, që prek gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit, i heq mundësinë kësaj kategorie për të udhëtuar jashtë vendit me pasaporta shërbimi.


Në fakt, ky vendim i para 56 muajve solli reagimin e menjëhershëm të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë, që paditi qeverinë kërkonte me synimin për të shfuqizuar këtë vendim.

Në procesin gjyqësor qeveria nuk u tërhoq nga ky vendim dhe pas shqyrtimit të çështjes Apeli Administrativ e rrëzoi padinë e shoqatës, që doli e humbur në këtë “betejë”.

Gjatë këtij viti qeveria ndërmori një reformën në këtë drejtim duke zhveshur nga privilegjet disa kategori, ku bënin pjesë edhe gjyqtarët. Sipas vendimit pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të lëshuara para datës 14 qershor 2019 humbin vlefshmërinë më 31 dhjetor 2019.




Skip to toolbar