Godinat e “Prestige Resort” do t’i kalojnë Shërbimit Social Shtetëror, reagon Ministria e Financave 

AKTUALITET


Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar lidhur me konfiskimin e godinave të “Prestige Resort”  të cilat do t’i kalojnë për përdorim për çështje sociale Shërbimit Social Shtetëror. 

Ministria sqaron se të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike janë në përputhje të plotë me ligjin.


Reagimi i plotë:

Reagim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim informimin e publikut.


Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.


Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk egziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.


Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes.


Politizimi dhe mediatizimi i kësaj cështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë.




Skip to toolbar