Goditi gruan me sëpatë në kokë, çfarë deklaroi 70-vjeçari në polici

AKTUALITET


Një 70-vjeçar goditi me sëpatë pas kokë gruan e tij të hënën në fshatin Breg-Shkozë të Vorës. 70-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit goditi gruan e tij Vasilika Budlla, 68 vjeçe.

Gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.


Klan News udhëtoi në këtë fshat nga ku mësoi se agresori, pas arrestimit ka dhënë deklarata kontradiktore, duke shtuar edhe se nuk mban mend shumë gjera.

Grupi hetimor dyshon se Qazim Budlla vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa gruaja ka qenë pre e dhunës edhe here të tjera nga i moshuari.




Skip to toolbar