Goditi rojën dhe tentoi të hynte në Kryeministri kapet 32-vjeçari

AKTUALITET


 32-vjeçari Aurel Latifi ka tentuar të hyjë me dhunë në ambientet e Kryeministrisë.

Ai fillimisht i është drejtuar kabinës së parë, që ndodhet në perimetrin e Kryeministrisë, duke e goditur oficerin e Gardës së Republikës, që ndodhej aty.


Ngjarja nuk ka eskaluar më tepër, pasi menjëherë kanë ndërhyrë kolegët e rojës së Kryeministrisë, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e Latifit.

Më pas në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Komisariatit Nr.1 në kryeqytet, që kanë bërë arrestimin e 32-vjeçarit.

Mësohet gjithashtu se i pandehuri do të merret në pyetje nga oficeri gjyqësor i çështjes dhe më pas do të realizohet edhe një ekzaminim mjekësor i tij, për të kuptuar nëse vuan nga probleme të shëndetit mendor.