‘Goditja amerikane, revolucion në sigurinë globale’, Çejku: Lufta 12 ditore, Irani i rënë ushtarakisht

BOTA


Ish ambasadori Arben Çejku komentoi tensionet në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit. Çejku tha se goditja amerikane në Iran solli një revolucion në sigurinë globale sepse tejkaloi parashikimin për ndërhyrjen e Amerikës në këtë formë. Më tej, Çejku përmendi se Irani pas 12 ditëve luftë është e rënë ushtarakisht.

“Me goditjen u bë një revolucion në sigurinë globale sepse u tejkalua parashikimi që Amerika nuk ndërhyn në këtë formë. Nëse do të shihte kështu një shkëmbim raketash në distancë, nuk do bëhej ekzekutimi i zinxhirit komandues të Iran, u vranë ushtarakë komandantë. 

U godit ushtria iraniane dhe ka rënë në gjunjë. Reagimi dhe qasja e Iranit sot është reagimi i një shtetit të rënë ushtarakisht, komanda ushtarake u ekzekutua nga Izraeli. Tre njësitë kryesore të mbushjeve bërthamore u dëmtuan. Në 12 ditë u godit infrastruktura.” 



Skip to toolbar