Gorbaçov me një libër të ri, testament për paqen në botë

AKTUALITET


Presidenti i fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev pritet të botojë në muajin nëntor një libër të ri që do të vijë në formën e një testamenti politik për të ardhmen e botës dhe domosdoshmërinë për ruajtjen e paqes

Njeriu i Glasnostit dhe Perestrojkës ka shfaqur në këtë libër vizionin e tij për shekullin XXI.

I titulluar “E ardhmja e botës”, vepra e ish-drejtuesit 88-vjeçar do të botohet më 9 nëntor, pak para 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, atëherë kur Mikhail Gorbaçov drejtonte BRSS-në.

“Garantimi i paqes është kushti kryesor për të menaxhuar problemet globale, si kriza mjedisore, terrorizmi ndërkombëtar, migracioni dhe tërë sfidat e tjera, ku përqendrohet detyrimisht vëmendja e shteteve dhe e organizatave ndërkombëtare”, shprehet ish-nobelisti për paqen.



Skip to toolbar