Grabitet zyra e OSHEE në Tiranë, autorët thyen dyert

AKTUALITET


Grabitet zyra e OSHEE në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Qemal Stafa në kryeqytet.

Grabitja dyshohet të këtë ndodhur natën. Kanë qenë punonjësit e OSHEE-së ata që kanë pikasur vjedhjen kur kanë shkuar në mëngjes në punë teksa kanë parë derën e jashtme të hapur dhe dyert e brendshme të thyera.


Deri më tani nuk dihet shuma që kanë vjedhur autorët, ndërkohë që policia ka zbarkuar në zyrat e OSHEE. Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Po ashtu do të shihen kamerat e sigurisë, që do të zbardhin e edhe ngjarjen në fjalë.




Skip to toolbar