Grabitje pas mesnate në një shtëpi në Lushnje, persona të armatosur kërcënojnë familjarët

AKTUALITET


Sapo kishte kaluar mesnata kur persona ende të paidentifikuar u futën në shtëpinë e një 37-vjeçari në Lushnje, dhe nën kërcënimin e armës i morën një shumë parash.

Ishte vetë i zoti i shtëpisë, i cili njoftoi policinë. Kjo e fundit, thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Fier i Ri.


Autoritetet policore u vunë në lëvizje për të identifikuar autorët e dyshuar dhe deri në këto momente raportohet për disa të shoqëruar.

“Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.




Skip to toolbar