Greqi, shkatërrohet grupi shqiptaro-grek për trafikimin e drogës

AKTUALITET


Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe dy grek, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer në dy makina të ndryshme, që bashkëpunonin mes tyre, njëra shpërndante drogën, ndërsa tjera jepte sinjalizimin për kontrolle të mundshme të policisë.

Në një makinë, ku udhëtonin një shqiptar i moshës 35 vjeç dhe një grek i moshës 25 vjeç,  janë sekuestruar 8 kilogramë kanabis. Droga ishte e ndarë në 8 pako dhe e futur në një çantë që ndodhej në bagazhin e makinës.


Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar edhe një makinë tjetër, ku ndodheshin gjithashtu një grek i moshës 19 vjeç dhe një shqiptar i moshës 36 vjeç, të cilët kishte rolin e sinjalizuesit për kontrolle të mundshme gjatë rrugës.




Skip to toolbar