Greqia kujtohet për Belerin: Mos e shkarkoni do përkeqësoni marrëdhëniet mes dy vendeve

AKTUALITET


Greqia insiston në lirimin e Fredi Belerit. Në një intervistë për kanalin shtetëror, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ka kritikuar autoritetet shqiptare për arrestimin e kryetarit të Himarës. Madje ai e ka ironizuar qëndrimin tirnes zyrtare duke thënë se ka bërë një  “një autogol”.

“Paraburgimi i Belerisit është i paligjshëm dhe cënon shtetin e së drejtës. Qeveria greke që në fillim ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin e Belerit. Janë piikërisht këto që  çojnë në një tension të përshkallëzuar. Me mënyrën se si po funksionon, pala shqiptare ka bërë një autogol”

Ministri grek ka paralajmëruar se në rast se beleri do të shkarkohet nga posti i kryetarit, do te nxiten me shume tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Çdo shkarkim i mërgimtarit grek nga posti do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare. Nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë. Mënyra e trajtimit të çështjes përbën një pengesë serioze në rrugën evolucionare të Shqipërisë drejt familjes evropiane”

Qeveria shqiptare ka insistuar se kjo çështje i përket institucioneve të drejtësisë. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.



Skip to toolbar