Në Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur materialet për konfliktin fizik të ndodhur pak ditë më parë gjatë një aktiviteti elektoral në Diber, ku i perfshirë rezulton deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij teksa dhunuan zyrtarin e njesise administrative te Ostrenit Kalosh Murrën.
Në pamjet që ABC News publikoi më herët shihet qartë se deputet i PD në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një zyrtar te njësisë administrative Ostren, ngjarje e ndodhur pas një takimi elektoral të PD në këtë fshat.
Policia referoi ngjarjen për vepren penale të dhunimit në zgjedhje, të kryer në bashkëpunim, ndërsa SPAK po kryen veprime për të vendosur nëse do rregjistrojë kallëzimin penal apo do të transferojë dosjen në prokurotinë e Dibrës. Përveç materialit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu i cili prentedon se është ai personi i dëmtuar.
Veprimet hetimore po kryehen nga prokurori Elvin Gokaj i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.