Komuniteti Inovator Shqiptar kundër COVID-19

AKTUALITET


Gjatë fundjavës, komuniteti I inovacionit dhe teknologjise Shqiptare ndërmerr hapa për të zhvilluar zgjidhje inovative dhe të shpejta për krizën aktuale COVID -19. Më shumë se 200 individë entuziastë iu bashkuan “Hack the Crisis – Albania“, një ngjarje virtuale për inovacionin për të krijuar zgjidhje (produkte ose shërbime) se si të shpëtojnë jetë, të mbështesin komunitetin dhe të forcojnë ekonominë në këto kohë sfiduese. Ky format i ngjarjeve, i referuar gjithashtu si “Hackathon”, po organizohet plotësisht nga distanca, duke përdorur teknologjinë e fundit të videove dhe platformat e bashkëpunimit në internet.

Projekti BE për Innovation në Shqipëri në partneritet me Crazytown / Finland & Coolab / Albania si organizatorë dhe mbi 30 institucione partnere kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 40 mentorë, kushtuan kohën dhe burimet e tyre për të mbështetur ekipet pjesëmarrëse. Më shumë rreth tyre mund të mësoni nga faqja zyrtare e hackathon: www.coolab.al/hackthecrisis/

“E gjithë bota është në këtë bashkë”, deklaroi Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në fjalën e tij përshëndetëse gjatë hapjes së hachakthon, në datë 3 Prill ora 17.00, duke theksuar më tej se “Bashkë-krijimi, bashkë-zhvillimi dhe bashkë-hartimi me mjete virtuale – siç është bërë në këtë Hackathon – është një mundësi për të na bashkuar në këto ditë të “distancimit shoqëror”.

Fjalë inkurajuese për ekipet pjesëmarrëse erdhën edhe nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi: “një ide konkrete, e zbatueshme dhe e shkëlqyer e juaja, nuk do t’ju ​​garantonte jo thjesht një çmim, por mbi të gjitha mund të ndihmonte në lehtësimin e situates, të mbështeste njerëz të kategorive dhe nevojave të ndryshme dhe na bënte të gjithëve fitues. Jam mjaft optimist dhe shpresë-plotë që kjo ngjarje të ketë ndikim të madh!

Propozimet dhe idetë më të mira si n produkte apo shërbime do të przgjidhen të Dielën, 05. Prill nga një juri e përbërë nga: Sara Usinger / EU për Inovacion, mundësues i ekosistemit, Toni Pienonen / partner – themelues i Crazy Town Oy, Finlandë, Florensa Haxhi / Njësia e Programeve për  Zhvillim dhe Bashkëpunim , në Zyrën e Kryeministrit, Bora Muzhaqi / Këshilltare e Eduard Shalsi: Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Arjan Ymeri /Drejtor Ekzekutiv i OFICINA| Entepreneurship & Innovation Lab.

Tre skuadrat më të mira do të vlerësohen me çmime  në vlerë monetare dhe çmime plotësuese / shërbime të ofruara nga organizatorët, për të zhvilluar më tej zgjidhjet e tyre dhe për t’i sjellë ato në veprim , pra për ti vëne në jetë sa më shpejt të jetë e mundur. Grand Finale, shfaqja e 10 zgjidhjeve më të mira dhe shpallja e tre skuadrave fituese do të zhvillohet të Dielën 5 Prill; në orën 17.00. Finalen mund tëta ndiqni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet në mediat sociale. Qëndroni të akorduar!



Skip to toolbar