Hajdari: Këtë furtunë ndryshimi s’e ndal dot njeri

AKTUALITET


Pak pas mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se PD nuk bie dakord që të diskutojë për Listat e hapura. Në një prononcim për mediat Hajdari pohoi se njerëzit e ndalin në rrugë dhe i kërkojnë që të vijojë me premtimin e saj për listat e hapura.

Mes të tjerash ajo i bëri apel opozitës së bashkuar që këto ndryshime kushtetuese të diskutohen në këshill.


“Nuk kam rreshtur çdo ditë duke ecur në rrugët e Tiranës ku kam takuar qytetarë, për të marrë mbështetje për atë që po luftojmë, për listat e hapura. Çdo ditë më ndalojnë qytetarët në rrugë dhe më thonë; ec përpara. Ka pasur dhe nga ata njërës të PD, që më jane afruar dhe më kanë thënë; që jemi të zhgënjyer që PD e pranon këtë hap që do sjellë ndryshim në Shqipëri. I kam kërkuar PD që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të votohen në 30 korrik. Besoj që çdo demokrat e do që në atë parlament të vijnë ata njerëz që do përfaqësojnë atë popull. I bëj thirrje çdo gruaje, nënë, çdo njeriu që është zhgënjyer nga kjo klase, që të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Vetëm kështu mund të sjellim ndryshimin ën Kuvend. Në atë kuvend do të miratohen ligje që s’do të jenë më me PPP por për rritje të cilësitë së jetës dhe arsimit. Deputetët sot nuk kanë fjalën e tyre të lirë. Nuk kanë argumente. Lista e hapura do e fuqizojnë qytetarin. Këtë furtunë ndryshimi se ndal dot njeri. I duhet vendit”, tha ajo.




Skip to toolbar