“Hakmerret Kina”, ndalon transmetimin e BBC World News

BOTA


Kanali televiziv britanik, BBC World News është ndaluar të transmetohet në Kinë, njoftoi të premten Administrata Kombëtare e Radios dhe Televizionit, një javë pasi rregullatori i medias britanike revokoi licencën e transmetimit të televizionit shtetëror kinez.

Me anë të një deklarate për mediat, administrata tha ka pasur gjetje se raportet e Kinës në lidhje me BBC World News kishin “shkelur seriozisht” rregulloret, duke përfshirë edhe lajmet , sepse duhet të ishin “të vërteta dhe të drejta”,  e se thuheju se “kishin dëmtuar interesat kombëtare kineze dhe shkatërruar unitetin kombëtar”.


Prandaj, kanali nuk plotëson kërkesat për kanalet e huaja që transmetojnë në Kinë dhe aplikimi në transmetim për një vit tjetër nuk do të pranohet, u tha nga ana e administratës.

Më 4 shkurt, rregullatori i medias britanike Ofcom revokoi licencën e China Global Television Network (CGTN) për të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u zbulua se licenca ishte mbajtur padrejtësisht nga Star China Media Ltd.

Kina kritikoi vendimin si të politizuar, dhe paralajmëroi se rezervonte të drejtën për të zhvilluar një “përgjigje të nevojshme”.




Skip to toolbar