Hamasi është “gati të fillojë negociatat për fazën e dytë” të armëpushimit me Izraelin në Rripin e Gazës, thanë dy zyrtarë nga lëvizja islamike palestineze, të cilët kërkuan të mos u përmendet emri.
Bisedimet do të fokusohen kryesisht në “parandalimin e një kthimi në luftë, në tërheqjen ushtarake të Izraelit” nga Gaza dhe “në kriteret” për shkëmbimet midis pengjeve të fundit izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, tha njëri prej tyre.
“Ne presim që ndërmjetësit të nisin fazën e dytë”, sqaroi i dyti.
Në të njëjtën kohë, nënkryetari i krahut politik të Hamasit do të udhëheqë një delegacion që do të vizitojë Moskën.
Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Musa Abu Marzouk dhe delegacioni i tij do të zhvillojnë negociata në Ministrinë e Jashtme ruse, tha burimi nga delegacioni për RIA.
Rusia ka marrëdhënie me të gjithë lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Izraelin, Iranin, Libanin, Autoritetin Palestinez dhe Hamasin./abcnews.al